Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ndryshimin e pagës së kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zyrtarëve tjerë qeveritarë.
Kështu, me këtë vendim,. paga mujore e kryeministrit do të jetë 2,950 euro, kurse ajo e zëvendëskryeministrave 2500 euro, raporton RTV Dukagjini
Ministrave u është caktuar paga bruto prej 2,000 euro, ndërsa zëvendësit e tyre do të paguhen me nga 1,150 euro në muaj.
Ndërkohë, shefit të stafit të kryeministrit dhe këshilltarit të lartë politik të kryeministrit u është caktuar paga prej 1,670 eurove.
Këshilltarëve politikë të kryeministrit u është caktuar paga 1340 euro.
Këshilltarët e lartë politik të zëvendëskryeministrave do të paguhen me nga 1,200 euro në muaj, kurse këshilltarët e zëvendëskryeministrave më nga 1,100 euro.
Ndërsa, Këshilltarëve të lartë politik të ministrave u është caktuar paga 1050 euro. E, këshilltarët e ministrave do të paguhen 800 euro.
Në këtë vendim të Qeverisë janë caktuar edhe pagat e zyrtarëve tjerë qeveritarë.


Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur