Google ADS

Vëllau i Liridona Ademajt: Duam drejtësi të shpejtë, kriminelët duhet të kalben në burg

23:56 | 5 Dhjetor 2023
E.G

Vëllau i Liridonës, Leonard Ademaj ka shprehur mirënjohjen për organizimet e bëra për të kërkuar drejtësi për Liridonën dhe për gratë e vajzat e vrara.

Me anë të një postimi në Facebook, ai kërkoi drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe gabime, shkruan Arbresh.info.

“Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonen dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi.”, ka shkruar ai.

“Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time. Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi.”, tha ai.

Ndryshe, sot Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar një protestë sot në Prishtinë ku është kërkuar që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare./Arbresh.info/

Të ngjashme