Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin, me të cilët diskutuan aktivitetet për menaxhimin e situatës lidhur me Koronavirusin.
Me këtë rast, ministri Vitia i bëri të ditur ministrit Veliu, angazhimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ndërmarrjen e masave për një situatë të re të mundshme epidemiologjike, që ka përfshirë disa vende të botës dhe që potencialisht edhe vendi ynë mund të preket.
Ministri Vitia theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar IKSHPK-në që të mobilizojë të gjithë kapacitetet profesionale në menaxhimin e kësaj situate, megjithatë ai theksoi se për këtë është e nevojshme një gjithë përfshirje institucionale dhe ndihma e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për të menaxhuar çfarëdo situate që mund të ballafaqohemi në të ardhmen.
Ndërsa ministri i MPBAP-së, Agim Veliu, theksoi përkushtimin e tij se të gjitha kapacitetet institucionale që ka kjo Ministri, do të vihen në dispozicion për të menaxhuar çfarëdo situate epidemiologjike që mund të paraqitet. Ai tha se institucionet e sigurisë do të jenë të gatshme dhe në funksion të shtetit për çfarëdo nevoje që kërkohet, në mënyrë që situata të kontrollohet nga të gjitha mekanizmat e shtetit si tërësi.
Të dy ministrat vlerësuan se situata për momentin është stabile dhe deri më tani asnjë qytetarë i Kosovës nuk është prekur nga ky virus, prandaj nuk ka nevojë për panik. Megjithatë është e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet nga IKSHPK-ja, për kujdes në mënyrë që ky virus të mos bartet edhe në Kosovë. /arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...