Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, në një prononcim për Periskopin, ka thënë se nuk ka asnjë acarim të situatës brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Jo more jo, nuk ka asnjë përplasje” ka thënë Veliu në një prononcim për Periskopin.
I pyetur nëse është i drejtë vendimi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta lëshuar sallën e Kuvendit, Veliu ka thënë se një gjë e tillë është vendim që e marrin vetë deputetët.
“Ai është një vlerësim i deputetëve që e bëjnë aty për aty në bazë të situatave” ka deklaruar Veliu për Periskopin.
Ndryshe, sot gjatë ditës është raportuar për tensione brenda partisë së Isa Mustafës, pas vendimit të deputetëve të LDK-së për ta lëshuar sallën e Kuvendit gjatë të premtes kur iu ndërpre fjala deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Lidhja Demokratike e Kosovës vitin e ardhshëm pritet që t’i mbaj zgjedhjet e brendshme partiake, dhe gara për të parin e partisë pritet të jetë shumë e fortë.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...