Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka kërkuar publikisht llogaridhënie nga LDK për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhjet.
Përmes një postimi në Facebook, Veliu u shpreh se askush nuk është mbi partinë dhe askush sipas tij, nuk ka mandat të përhershëm nga humbja, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Humbjet radhazi nuk janë rastësi. Ato janë verdikt i qartë politik.
Mosreflektimi pas tyre nuk është më gabim – është refuzim i përgjegjësisë.
Një parti që kërkon besimin e qytetarëve nuk mund të sillet sikur humbjet nuk kanë autor. Mbyllja ndaj kritikës, mungesa e analizës dhe kapja e vendimmarrjes e kanë dëmtuar rëndë partinë dhe e kanë larguar shumë nga misioni i saj.
Kërkoj publikisht dhe pa ekuivoke:
– llogaridhënie politike për humbjet,
– transparencë të plotë mbi vendimmarrjen, e cila mungon kohë të gjatë në LDK,
– dhe hapjen e menjëhershme të një procesi demokratik të brendshëm, me garë reale në të gjitha nivelet!
Askush nuk është mbi partinë.
Askush nuk ka mandat të përhershëm nga humbja.
Nëse nuk ka reflektim dhe ndryshim, ky drejtim nuk mund të mbrohet më dhe nuk i shërben të ardhmes së Lidhjes Demokratike të Kosovës./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë