Shtetet e Kuintit dolën me një deklaratë të përbashkët për institucionet e Kosovës për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit, në të cilën thanë se janë të zhgënjyer lidhur me këtë vendim.
Shefi i Stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se Prishtina e ka ndaluar një praktikë të keqe që ka ekzistuar më parë me mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të vendit.
“Thjesht, në të vërtetë Serbia, me qasjen e saj, ka treguar se është në gjendje të suspendojë demokracinë vetëm e vetëm t’i ikë realitetit të një Kosove të pavarur, t’ia mohojë të drejtën e qytetarëve me dyshtetësi të votojnë”, ka thënë Vela.
Ai ka theksuar se nuk presin ndonjë qasje ndryshe ndaj Kosovës nga shtetet e Kuintit.
“Kemi komunikim intensiv edhe pas publikimit të deklaratës edhe në nivelin e presidencës edhe të qeverisë me të gjitha shtetet e Kuintit. Vazhdon konsultimi, besoni se do të ketë prapë kthim në atë dinamikën që e kemi pasur para kësaj deklarate. Nuk presim pasoja në procesin e dialogut pas kësaj deklarate, sepse do të shihet se qasja jonë parimore vlen të shpërblehet”, ka thënë Vela./KlanKosova/
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...