KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas tyre kjo ka ndodhur për shkak të zvogëlimit të prodhimit “në mënyrë të papritur” nga prodhuesi vendor.
“Për shkak të zvogëlimit të prodhimit në mënyrë të papritur nga prodhuesi vendor në kohën kur kërkesa po shkon mbi 1100 MËh, vetëm për ditën e sotme dhe një pjesë për ditën e nesërme, kemi importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro.”
Kompania për Furnizim me Energji Elektrike shton se në rrethanat kur kërkesa për konsum është më e lartë “këtë gep mes kërkesës dhe prodhimit vendor ne duhet ta importojmë për të siguruar furnizim për konsumatorët tanë”.
Kjo kompani thotë se që nga fillimi i këtij muaji, KESCO ka importuar mesatarisht 1.5 milionë euro për çdo ditë.
Në fund, KESCO ka bërë apel që të kursehet energjia elektrike.
Renault zbulon modelin e ri Turbo 3E – kur pritet debutimi i...
Çka nuk bën të mbani në frigorifer
Emir Sahiti ‘hero’ për Hamburgun – shënon golin e fitores nd...
Grenelli protestuesve në Serbi: Ndryshimi i liderit duhet të...
Si të zbuloni nëse historia juaj e dashurisë është në fund
Të gjitha sekretet për të krijuar bazën perfekte të grimit