Ka ndërruar jetë veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkuri Abdullahu.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka vdekur veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shukri Abdullahu.
Osmani ka shkruar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook se Abdullahu ishte aktivist i hershëm i LDK-së.
“Shukriu ishte aktivist i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i angazhuar në organizimin e jetës paralele institucionale në vitet ’90, si dhe në organizimin e mbrojtjes së fshatrave të vijës kufitare me Serbinë, gjatë atyre viteve. Aktivitetin politik Shukriu e vazhdoi edhe pas migrimit në Gjermani”, ka shkruar Osmani.
Osmani ka bërë të ditur se Abdullahu gjatë veprimtarisë së tij është shquar për kontributin dhe humanizmin.
“Pas përfundimit të luftës, Shukriu dha kontribut të çmuar në organizimin e jetës institucionale dhe u dallua si humanist në gjithë veprimtarinë e tij. Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e dashur e të urtë, ndërsa Prizreni njërin ndër aktivistët e saj më të vyer. Kujtimi për të do të jetë i përhershëm”, thuhet në postimin e Osmanit.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1708358595993064
Mourinho paralajmëron Real Madridin para përballjes së fundi...
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...