Gjatë ditë së sotme ka ndërruar jetë Profesori dhe anëtari i Këshillit drejtues të Universitetit ‘Kadri Zeka’ në Gjilan, Nehat Rudhani.
Vdekja e tij në moshë të hershme ka tronditur gjithë miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij.
E ky lajm ka prekur edhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Ministri Hasani përmes një statusi në Facebook ka thënë se Rrudhani do të mbahet mend si një njeri i urtë, punëtorë dhe i përkushtuar.
Postimi i plotë i ministrit Hasani:
Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të profesorit dhe bashkpartiakut tonë,Nehat Rudhanit. Ikja jote e hershme Nehat na mërziti të gjithëve. Do të tē mbajmë mend si njeri të urtë, punëtorë e të pëkushtuar. Sot familja Rudhani humbi më të dashurin, ne bashkëpunëtorët një mik të çmuar, humbën universiteti e studentët. Me punën dhe ndershmërinë e tij Nehati ka lënë gjurmë në shoqërinë tonē. Qoftë i paharruar kujtimi dhe vepra e tij!/Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...