Halim Haliti 82- vjeçar nga komuna e Podujevës është personi i parë që ka vdekur nga koronavirsi në Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar vetë djali i të ndjerit, i cili ka thënë se babi i tyre ka ndërruar jetë.
Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia. Ndërkohë edhe familjarët kanë bërë të ditur për vdekjen e tij.
” Ju njoftojmë se sot me 22.03.2020 ndrroi jete Baba jonë Halim Haliti, ju njoftoj per ceremoni te varrimit do te behet vetem nga familja e ngusht.E di qe shum familjare , miq, dhe shokeve qe ka pas baba per te marr pjes ne varrim , po per shkak te situates se fundit e cila eshte perhape edhe ne Kosove dhe ruajtjes se shendetit tuaj, varrimi do te behet vetem nga ne familja e ngushteMe respekt familja Haliti !”, thuhet ne njoftimin mortor.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë./arbresh.info
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë