Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishin të përfshirë në aksidentin e ndodhur në Peran të Podujevës gjatë mbrëmjes së sotme.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili tha se ai ishte në gjendje shumë të rëndë kur është dërguar në spital pas plagëve të marrë në kokë.
Burime të Indeksonline mësojnë se bëhet fjalë për një person me inicialet A.Z, i cili ishte rreth 40 vjeç.
Aksidentin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësja e policisë së Podujevës, Antigona Çitaku, e cila tha se ky aksident ka ndodhur në orën 19 e 40 ku janë përfshirë dy vetura.



Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...