Një grua e moshuar ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
76 vjeçarja sipas njoftimit të QKUK-së është nga komuna e Prizrenit dhe ishte diagnostikuar me Covid-19.
“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot me datë 14.06.2020, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. (1944) nga komuna e Prizrenit. Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me Covid-19 si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19./arbresh.info
Deri më tani, deri në 150 trupa amerikane të plagosur në luf...
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...