Një 76 vjeçar ka vdekur në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi i cili bën të ditur se dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.
“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 18:18 është raportuar se në rrugën Besim Behluli në Prizren një person, mashkull i moshës 76 vjeçare ka kryer vetvrasje. Dyshohet se vetvrasja është kryer me armë zjarri -pistoletë.”, tha ai.
Bytyqi njofton se policia ka dalur në vendngjarje, pasi që janë mbledh provat dhe dëshmit prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Vetëvrasje “.
Ai thotë se trupi pa jetë dërgohet në ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërkaq arma e përdorur në këtë rast bashkë me provat tjera sekuestrohet./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...