Një grua ka humbur jetën dje dhe katër persona të tjerë janë lënduar, si pasoj e një aksidenti trafiku me fatalitet që ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka shkaktuar vet aksident duke u rrokullisur me veturë.
Viktima gjatë transportit për në spital ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi është dërguar për trajtim në QKUK.
Edhe tre fëmijë pasagjerë në veturë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Autostrada Ibrahim Rugova (km-24) 02.09.2023 – 06:10. Drejtuesi mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja shpejtësisë kushteve të rrugës ka shkaktuar vet aksident, duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja kosovare, e cila gjatë transportit për në spital ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar vetë drejtuesi, i cili për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKUK, po ashtu lëndime kanë pësuar edhe tre fëmijë pasagjerë në veturë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren”, thueht në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...
Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga ...
Albin Kurtit i shtrenjtohet qiraja për 100 euro, i bien kurs...
Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje usht...