Ka ndërruar jetë njëri nga personat që kishte mbetur i plagosur në Rahovec pas të shtënave me armë zjarri.
Rasti kishte ndodhur më 19 shtator, derisa prej atëherë, viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Fahri Fazliu, Rahovec 19.09.2023 – 16:45. Me datë 22.09.2023 ka ndërruar jetë njëri nga viktimat që ka qenë në tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
Rasti vazhdon të hetohet./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari