Një 71 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht sot në fshatin Mushtisht të Suharekës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënsi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, dyshohet se viktima R.B, e ka humbur jetën aksidentalisht, pasi ka rënë nga një pemë, prej një lartësie 2-3 metra.
“Sot me datë 10.12.2023, rreth orës 11:00 nga emergjenca në Suharekë është raportuar për një vdekje aksidentale. Policia sapo e ka marr informtën ka shkuar ne drejtim të vendit të ngjarjes, incidenti kishte ndodhur në fshatin Mushtishtë, KK Suharekë. Dyshohet se viktima R.B. 71 vjeç ka rënë nga një pemë , nga lartësia 2-3 metra , me atë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.”, ka thënë Bytyqi.
Lidhur me rastin është hapur rast “Vdekje aksidentale”.
Bytyqi bën të ditur se me urdhër të prokurorit përgjegjës trupi i pa jetë i është dorëzuar familjarëve./Arbresh.info/
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026
Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesv...
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...