Ka vdekur një 45-vjecar në vendin e tij të punës në fshati Koretin të komunës së Kamenicës.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:45, ku i ndjeri kishte qenë duke punuar dhe është rrëzuar aksidentalisht nga skelet, pastaj është dërguar në qendrën emergjente të spitalit rajonal të Gjilanit, shkruan arbresh.info.
Mirëpo nga plagët e marra nuk kishte arritur që të mbijetoj.
Njësiti i Hetimeve Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.
Dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “vdekje aksidentale” dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...