Policia e Kosovës ka njoftuar se në Bërnicë të Ulët të Prishtinës një person ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës.
Raportohet se viktima mashkull përderisa ka qenë duke punuar ka rrëshqitur dhe ka rënë në një pompë të betonit, ku i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Arbresh.info/
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...