Vdes në moshën 55 vjeçare Nevzad Lipovica

14:41 | 13 Qershor 2024
A Z

Ka vdekur sot moshën 55 vjeçare, Nevzad Lipovica, i cili prej kohësh ka jetuar e punuar në Zvicër.

Lipovica ishte një aktivist e veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare, fillimisht si nxënës në shkollën e mesme në Kamenicë, e më vonë edhe në Zvicër, ku ishte pjesë aktive e organizimit të shqiptarëve atje, si për Fondin e Tre përqindëshit, ashtu edhe në Fondin “Vendlindja thërret”, ku tha një kontribut të paçmuar. Fati e rropati në Zvicër si i ikur nga ushtria e ish-Jugosllavisë.

Njoftimi i plotë:

Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Nipi Nevzadi paska ndërruar jetë

Të nderuar e të çmuar familjarë, miq, kolegë e dashamirë!

Sot, në mëngjes mora lajmin e hidhur se në orët e para të ditës së sotme, në moshën 55 vjeçare, ndërroi jetë nipi ynë (djali i hallës), Nevzad Lipovica, i cili prej kohësh ka jetuar e punuar në Zvicër.

Rahmetliu ka qenë nipi më i madh i familjes sonë, me të cilin jam rritur. Ka qenë njeri i dashur, i respektueshëm, familjar i përkushtuar për familjen, farefisin e miqësinë. Ai kishte një ndjesi të veçantë për ne.

Ishte një aktivist e veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare, fillimisht si nxënës në shkollën e mesme në Kamenicë, e më vonë edhe në Zvicër, ku ishte pjesë aktive e organizimit të shqiptarëve atje, si për Fondin e Tre përqindëshit, ashtu edhe në Fondin “Vendlindja thërret”, ku tha një kontribut të paçmuar. Fati e rropati në Zvicër si i ikur nga ushtria e ish-Jugosllavisë.

Ndonëse me trup, punë e aktivitete ishte atje, me mendje, projekte e ide, gjithherë ishte në Kosovën, që aq shumë e deshi, e për lirinë e së cilës u angazhua pa ndërpre.

Ai nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit, iu gëzua çdo të arriture e rezultati të vendit tonë. Kur e takoja, bënte plane për kthimin në Kosovë, madje numëronte edhe vitet kur do të dilte në pension e të kthehej në shpinë e tij, në Kosovën e tij të dashur. “Dajo do të kthehem! Këtu është vendi im, shyqyr Zotit që e pritëm këtë ditë, është e jona ta ndërtojmë vendin tonë, Kosova ka kuptim vetëm me ne këtu!” – këto janë fjalët që m’i thoshte në çdo takim.

Zoti paska dashtë, e ai e përjetoi lirinë e vendit, por iku herët, duke na lënë të mërzitur e të pikëlluar, por me kujtimet më të mira për të.

Do ta kujtojmë tërë jetën, për të kaluarën e përbashkët, për dashurinë e sinqertë të dhuruar dhe për angazhimin e tij për familjen, farefisin e vendin. Për mua ka qenë i veçantë dhe i tillë do të mbetet.

Zoti e mëshiroftë dhe e gradoftë me Xhenet!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme