Ka vdekur në moshën 30-vjeçare aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Ferati, raporton Gazeta Express.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga LVV-ja përmes njoftimeve në Facebook.
“Na paska lënë edhe Ardiani. Në këtë kohë kur vdekja më shumë se zakonisht është bërë pjesë e përditshmëris, kur po na godet përmes më të rinjëve dhe më të mirëve, po është më e dhimbshme.
Ngushëllime familjes, shokëve dhe gjithë aktivistëve”, ka shkruar anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Svecla.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe aktivisti Arianit Beqiri.
“Ka ndërruar jetë, në moshën 30 vjeçare, aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkëvendasi im, Ardian Ferati. Ngushëllime të gjithë aktivistëve e familjarëve”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Çitaku: Tashmë është e qartë, Kurti do pushtet total – Ai zg...
A mund të mbërrijë një raketë e lëshuar nga Irani në Shqipër...
Haxhiu thërret konferencë për media
Një telefonatë nga Netanyahu e bindi Trumpin të godiste Iran...
Konjufca kandidat për president, vjen reagimi i LDK-së
Ministrja Pacolli ndalon ndërtimet pa leje në parqet kombëta...