Në moshë të re ka ndërruar jetë Abin Kurtaliqi nga Ferizaj.
Komuna e Ferizajt me dhimbje të thellë ka shprehur ngushëllime familjarëve Kurtaliqi për humbjen e Albinit, i cili ishte i angazhuar me punë e komunën e Ferizajt, transmeton Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të angazhuarit me punë në Komunën e Ferizajt, të riut ferizajas, bashkëqytetarit tonë Albin Kurtaliqi.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit i shpreh ngushëlime të sinqerta familjes Kurtaliqi, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut ferizajas, të angazhuarit me punë në Komunën e Ferizajt, bashkëqytetarit tonë Albin Kurtaliqi. Ndarja e tij e hershme nga jeta është dhembje e pamatë për familjen e të gjithë që e njohën Albinin dhe bashkë punuan me të ndjerin. Ngushëllime të sinqerta familjes Kurtaliqi, miqve e të njohurve të të ndjerit. Shpirti i tij u prehtë në paqe”.

Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...