Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një punëtor tjetër i Bechtel-Enkas, i cili ishte duke punuar në autostradën, Prishtinë-Shkup, “Arben Xhaferi”.
Dëshmitarët kanë treguar për “Indeksonline” se të ndjerin e goditi kamioni i cili barte me vete ujë për punëtorët në pikën e fshatit Kovaqec të Kaçanikut.
Ndërsa mësohet se viktima, i cili kishte kohë që punonte në Bechtel-Enka, ishte banorë i qytetit të Prizrenit.
Ndryshe, para disa javësh, po në të njëjtin rajon ndërroi jetë edhe Afet Provoliu, një punëtor i kësaj kompanie .
Kuajt si “terapistë”: Metoda natyrale që po forcon trupin, m...
OpenAI: Reklamat nuk po vijnë në ChatGPT
Alban Dragusha ndahet me Ramiz Sadikut, pritet ta marrë drej...
Vetura godet për vdekje 74-vjeçarin në Skenderaj
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Jarijani
Mësohet arsyeja pse Courtois u zëvendësua pas pjesës së parë