I dënuari me 7 vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, ka vdekur mbrëmë.
Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarë të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Njoftojmë miqtë, shokët dhe far e fisin se pas një sëmundjeje sot ndrroi jetë vllau jonë Driton Shaqir Hajdari (ARAPI). Varrimi i të ndjerit bëhet me datën 14.11.2021, në varrezat e Prishtinës, Dragodan me Ikindi 14:00”, shkruan familja Hajdari.
Hajdari ishte liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS).
Ai ishte dënuar me 7 vite burgim në procesin gjyqësor Bllaca II, ndërsa ishte gjetur fajtor për veprën penale tentimvrasje./arbresh.info/
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë