Drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Klinës, Aziz Desku, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.
Me këtë rast, Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes Desku.
Postimi i tij i plotë:
E nderuar familje Desku,
Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj e të bashkëpunëtorit tim, drejtorit të Financave në komunën e Klinës, z. Aziz Desku.
Në emrin tim personal dhe të punonjësve të komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Azizin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Azizi do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë, urtësinë dhe sinqeritetin.
Ne do ta kujtojmë përherë për kontributin që ka dhënë në komunën e Klinës dhe për vlerat e larta njerëzore.
U prehtë në paqe!
Sot, me fillim nga ora 13:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi për të, do të mbahet mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së atdhetarit dhe intelektualit Aziz Desku, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Siqevë në orën 16:00./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit