Ka ndërruar jetë bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.
Ajo sot ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.
Ikona e muyikës shqipe Nexhmije Pagarusha kujtojmë se “Bilbili i Kosovës”, “Mbretëresha e Këngës Shqipe”, “Primadona e Melosit Popullor”, “Ema Sumak Shqiptare”, “Madame Butterfly”, “Fyti i Kristaltë”, dhe një mori epitetesh vlerësuese e personifikojnë atë. Është ky piedestal mirënjohjeje, është ky panteon nderimi, ku qëndron këngëtarja Nexhmije Pagarusha, fenomeni multidimensional, e i papërsëritshëm. Kënga e saj është religjion, besim, art, përjetshmëri që ngjallë shpresën dhe lartëson triumfet.
Me 50 vite karrierë artistike dhe një repertor prej 150 këngësh e sjellin atë ndër ne si një domethënie e vlerave shpirtërore, e këngës shqipe, e ambrozit të ëndjeve të hyjshme që ushqen kumbimi nëpër ndërkohë i këtij zëri.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...