Është ndarë nga jeta, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini.
Lajmin e kanë bërë të ditur familja e tij përmes një njoftimi në Facebook, ku kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e martë, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.
“Sot i mbylle sytë për të kaluar në amshim. Vdekja të mori dhe të ngjiti në Olimpin e njerëzve që lanë gjurmë për këtë vend. Vërtet, të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi. Ti sot shkove te Lartmadhëria e Tij. Sëmundja që të mbajti shtrirë tash e tre muaj ishte pushimi për një jetë plot sakrifica dhe brenga. Sot, u bashkohesh Babës Zenel dhe Babës Sadik, të cilët ndërruan jetë pa e ditur fatin e baballarëve të tyre. Ti shkove me boshllëkun për Reshatin. Njëzet e pesë vite përpjekje për të ditur fatin e djalit dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë. Njëzet e pesë vite me veshin dhe syrin hapur, duke pritur një lajm për ta. I mbylle sytë dhe veshët sot, pa e marrë atë lajm”, ka shkruar djali i tij.
Bajram Qerkini jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...