Ka ndërruar jetë Mehmet Mujaj, babai i ish- të burgosurit politik, Sylë Mujaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mujaj përmes një postimi në Facebook.
Varrimi i të ndjeri do të bëhet të premten në fshatin Dukaivë.
“Miq dhe familjare, ka ndërruar jete krenaria jone babai ynë Mehmet (Rame) Mujaj. Varrimi do te behet te premten me 31 dhjetor 2021 në ora 14:00 në fshatin Dukaivë”, ka njoftuar Mujaj.
Funerali niset nga rruga Adrian Krasniqi në lagjen Dardania në Pejë
Ndryshe, i ndjeri Mehmet Mujaj është babai i piktorit, poetit e atdhetarit të spikatur, si dhe një nga të burgosurit politik që vuajti më së gjati çelite e burgjeve serbe, Sylë Mujajt.
Sylë Mujaj ishte i mbyllur për 10 vjet në burgjet e regjimit serb në mes të betonit dhe hekurit, bashkë me dhimbjen dhe shpresën, të cilat i largonte herë me poezi e herë me pikturë. Sylaj nëpërmjet artit të tij realist, pasqyronte botën e tij të brendshme.
Të gjitha këto ai i mblodhi në një libër, të cilin e paraqiti në vitin 2015 në Lidhjen e Shkrimtarëve, portretet e njerëzve të tij të dashur, shokëve të burgut, të identifikuar me numra, nënës, babait e gruas që e priti për 10 vjet rresht, japin tragjedinë e tij individuale, si simbol i një kombi.
Mujaj aktualisht jeton e vepron në qytetin e Luganos në Zvicër. /arbresh.info/
Si kanë reaguar vendet deri më tani ndaj thirrjes së Trump p...
Qendra e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë e boshatisur pas vras...
Vrasja e rëndë në Gjakovë: Shteti në kërkime intensive për k...
“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...