Si pasojë e rrokullisjes së një traktori në bjeshkët e Istogut, një burrë rreth 60-vjeçar ka humbur jetën kurse një tjetër është lënduar.
Rastin për kallxo.com e ka konfirmuar zyrtari për informimi në Policinë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.
Ai tha se sot Policia ka pranuar informacion nga një qytetar për rrokullisjen e një traktori në bjeshkët e Istogut.
“Me të marr informatat janë njoftuar njësitë relevante dhe emergjente, ku menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e një personit mashkull rreth moshës 60 vjeçare, si dhe kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit tjetër dhe i njëjti është dërguar në emergjencë”, tha Rugova./kallxo.com/


Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...