Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga skelet e një ndërtese në ndërtim në rrugën ‘Bajram Curri’ në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, i cili tha se viktima fillimisht është dërguar në Emergjencën e Prizrenit.
Bytyqi shtoi se më vonë rreth orës 16:30 për shkak të gjendjes së rëndë, viktima F.A ka vdekur në QKUK në Prishtinë.
Kurse pronari i kompanisë ndërtimore është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
“Më datë 29.10.2025, rreth orës 13:30, është raportuar se një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga skeletet e një ndërtese në ndërtim në lagjen “Bajram Curri” në Prizren. Viktima, F.A., mashkull 34-vjeçar nga fshati Caravik i Malishevës, fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, por më vonë, rreth orës 16:30, është njoftuar se ai ka vdekur në QKUK – Prishtinë. Në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”. Policia, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, Inspektoratin e Punës dhe njësitë kompetente hetimore, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Bytyqi./Arbresh.info
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...