Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një rënie nga kati i katërt i një ndërtese banimi në Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur më 29 maj, rreth orës 13:00, në rrugën “Fazli Grajçevci”.
Sipas raportimeve të mediave, e reja dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga dritarja e banesës së saj, teksa ishte duke pastruar xhamat.
Ajo ishte gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Fatkeqësisht, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë dje.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur bashkëshorti i të ndjerës, Adelina Sinani./Arbresh.info
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...