Grafiti “vdekje shqiptarëve” është shkrimi që është bërë në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës Nevzad Lutfiu, përmes një postimi në Facebook, raporton Arbresh.info.
“Në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit ‘vdekje shqiptarëve’”, ka shkruar Lutfiu në Facebook.
Ai ka bërë thirrje të zbulohen autorët e kësaj thirrje urrejtëse ndaj shqiptarëve dhe të marrin masa ndaj tyre./Arbresh.info/
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...