Një shtetase e huaj është gjetur pa shneja jete në autostradën “Arbër Xhaferi” mbrëmë.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“VDEKJE E DYSHUAR Autostrada “Arbër Xhaferi” / 21.02.2024-20:00. Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur ne një trup të pajetë të nje viktime femër-shtetase e huaj. Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim.
Më tej, policia bën të ditur se rasti është në procedurë hetimore./Arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...
Shqipëri-ShBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerika...
KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjig...
Murati akuzon opozitën: Po e shkelin Kushtetutën që nuk po m...