Presidentja Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetarit të Zërit të Prindërve, të cilin e cilësoi simbol të qëndresës dhe përkushtimit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, njeriun që me përkushtim dhe guxim i dha zë dhimbjes së mijëra familjeve të personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani.
Osmani shkruan se vendi ka humbur një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi.
“Sot, Kosova humbi një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë. Si Kryetar i Shoqatës ‘Zëri i Prindërve’, Bajrami ishte simbol i qëndresës, i drejtësisë dhe i përkushtimit të palëkundur për ta zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Për më shumë se dy dekada, ai jetoi me dhimbjen për të birin e tij të zhdukur, duke mos u ndalur kurrë në kërkimin për të vërtetën”.
E para e shtetit, ngushëlloi familjen e Qerkini për humbjen e dashurit të tyre.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Qerkini, miqve dhe të gjithë atyre që mbështetën betejën e tij për të zhdukurit me dhunë. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.I përhershëm qoftë kujtimi për Bajram Qerkinin!”, shkraun Presidentja./Arbresh.info/
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...