Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare ka ndërruar jetë sot në mëngjes në moshën 88-vjeçare.
Ndaj këtij lajmi, ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga u shpreh se i është përjetësisht mirënjohëse për vlerat që i dha letërsisë, përcjell Arbresh.info.
Në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga ka publikuar edhe një fotografi bashkë me Kadaren.
“Një shpirt i madh na paska lënë sot! Një kandil i çmuar i letërsisë mbarë shqiptare nga sot po vazhdon të ndriqojë dhe në botën e amshueshme. Përjetësisht mirënjohës për të gjitha vlerat që i dhatë letërsisë sonë. I përjetshëm kujtimi për ju mjeshtër i madh”, ka shkruar Jahjaga./Arbresh.info
Lexo edhe:
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare