Endriti, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas vdekjes së gjyshit të tij, Haxhi Thaçit.
Përmes një postimi në Instastory, Endriti tha se Haxhi Thaçi ka qenë gjithmonë frymëzim për të dhe familjen.
“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin! Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen! Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme! Prehu në paqe bac”, ka shkruar Endriti.
Haxhi Thaçi, vdiq sonte në QKUK ku ishte i shtrirë tash e sa ditë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Së fundmi, ai kishte edhe një takim me djalin e tij, ish-presidentit Hashim Thaçi./Arbresh.info

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës