Kryeministri i vendit Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve nga vërshimet në Pejë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo është një humbje e madhe për vendin tonë, dhe se bashkndjenë me familjarët e tyre
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre”, tha Kurti.
Ai në emër të Qeverisë së Kosovës, shprehi ngushëllimet më të sinqerta.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar tuje Kurti./Arbresh.info/
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj