Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar për vdekjen e babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se historia po përsëritet, raporton Arbresh.info.
Ai po ashtu, shkruan se është prekur shumë nga skena e vizitës së Thaçit tek babai i tij në spital ditë më parë.
“Historia, po na përsëritet – edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik. E këtë më së shumti e përjetoi mixha Haxhi, që në ditët e fundit të tij po i mbyllte sytë pa u përshëndet për së fundmi herë me të birin çlirimtar. U ndjeva i prekur kur e pashë skenën e vizitës së Hashimit në spital. E kam përjetuar vetë. Por, sado që të zgjasë, e drejta jonë historike do të triumfojë. I përjetshëm kujtimi për ty, mixha Haxhi Thaçi!”, shkruan Haradinaj./Arbresh.info/
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...