Policia e Kosovës njofton se është arrestuar edhe një person në lidhje me rastin e 26-vjeçarit, i cili u ther për vdekje në orët e vona të së shtunës, në lagjen Bazhdariane të Prizrenit.
Sipas njoftimit, 29-vjeçari, H.B, dyshohet për disa vepra penale si “Lëndim i rëndë trupor”, “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve te tyre”.
“I dyshuari, ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihmë viktimës. Në lidhje me rastin në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e të dyshuarit H.B. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te sektorit rajonal ne Prizren”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Lexo edhe:
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...