Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.
26-vjeçarja ka vdekur në vendin e ngjarjes, pas rënies tragjike nga kati i shtatë i një banese.
Lidhur me këtë policia ka arrestuar një person të dyshuar, ku thuhet se e ka shtyrë në vetëvrasje të ndjerën.
Sipas burimeve të Arbresh.info, mësohet se i dyshuari ka qenë i dashuri i viktimës, Valmir Sheqiri.
Të njëjtat burime bëjn me dije se i dyshuari i shkaktonte presion psiqik, duke i shkuar tek vendi i punës.
Detaje tronditëse, Policia arreston një person në rastin e vajzës që ra nga kati i 7-të në Prishtinë
Ndërsa varrimi i Xheneta Ejupi do të bëhet sot në varrezat e fshatit Sekiraçë në ora 18:00.
LEXO EDHE:
Sot varroset 26 -vjeçarja që vdiq pasi ra nga një objekt në Lakrishtë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova