26-vjeçarja, Xheneta Ejupi e cila humbi jetën pasi ra nga kati i shtatë i një objekti në Lakrishtë do të varroset sot.
Familjarët e së ndjerës kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Sekiraçë në ora 18:00.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person lidhur me vdekjen e 26-vjeçares në Prishtinë.
Sipas raportit nga policia, tashmë të ndjerën e ka shtyrë një i dyshuar në vetëvrasje.
Policia rastin e ka iniciuar si “Shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
“SHTYTJE NE VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE
“Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova