Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka komentuar deklaratën e djeshme të ish raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, e cila ka thënë se BE nuk e ka vë në kurth Kosovën për çështjen e libëralizimit të vizave gjë të cilën ditë më parë e kishte thënë vet presidenti Thaçi.
Sipas tij demarkacioni është domosdoshmëri që të kaloj në Kuvend, raporton arbresh.info.
“Mendoj se është përmbyll debati për këtë.”
Presidenti Thaçi thotë se demarkacioni duhet të kalojë në Kuvend.
“Është përgjegjësi e jona që të bëjmë dy të tretat e votave dhe liberalizim do të ketë”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se qëndron parapa asaj që ka nënshkruar sa ishte Ministër i Jashtëm.
Sipas tij është e dëmshme zhagitja e çështjes së demarkacionit për vendin tonë.
Një ditë më parë, vetë Lunaçek deklaroi se i ka përmendur presidentit Thaçi faktin se ka qenë ai që ka dhënë nënshkrimin për demarkacion, pa e ditur nëse do të ketë edhe mbështetjen e shumicës parlamentare./arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...