Vazhdon përplasja PDK – LDK në Ferizaj

01:08 | 1 Tetor 2015
M. A.

Kërkesa e asambleistëve të Partisë Demokratikë të Kosovës drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal për suspendim të Kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa ishte temë e intervistës së mbrëmjes në Orën e Fundit në Klan Kosova.

Gazmend Bytyqi, asambleist i PDK-së tha se kërkesa është bërë pasi atë ua lejon ligji dhe ka një varg vendimesh të marra në dëm të buxhetit komunal, njofton Klan Kosova.

“Ligjet që ju keni shkelur – Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, është dashur me datë 1 shtator ta sillni projektbuxhetin”.

“Vitin e kaluar e kemi votuar buxhetin e juaj dhe ju e keni keqpërdor buxhetin”.

“Shkeljet kanë vazhduar – Ligji për Prokurimin Publik është shkelur gjithashtu. Janë dy marrëveshje të nënshkruar me Caritasin, me vlerë 20 mijë euro dhe ato para nuk janë shfrytëzuar për asfalt por për fushatë”.

Por këto akuza i ka mohuar Svarqa i cili kërkesën e quajti pjellë të demokracisë, por edhe mënyrë e punës së PDK-së, e cila synon arritjen e qëllimeve përmes shantazheve.

“E konsideroj një kërkesë brenda sistemit demokratik, por jam i sigurtë se asnjë ministri asnjë institucion nuk i nënshtrohet një taborrri politik”.

“Unë e konsideroj si një komunikim të PDK-së me elektoratin e tyre pasi e kanë parë që as pas dy vitesh nuk mund ta fitojnë elektoratin me votë dhe kanë filluar një formë tjetër”.

“Unë jam shumë i hapur për çdo shqetësim që ngrit PDK-ja dhe çdokush tjetër”.

“Të gjitha vendimet merren me shumicë e jo me shantazhim”.

“Unë e vlerësoj si produkt të demokracisë cdo përpjekje të tillë, unë e bëj punën time mirrem me punën time”.

“Kjo tregon se kta nuk e duan qytetin, por vetëm pushtetin”.

“Është në natyrën e PDK-së shantazhimi, qytetarët e dinë që kanë një kryetar vendimarrës”.

“Vonesat për aprovimin e kornizës afatmesme janë zhvilluar për shkak të fajit të PDK-së që e kanë braktisur disa herë seancat”.

“Gjithçka që ka shkuar ka shkuar përmes procedurave – Stacioni i Autobusëve është shtruar nga fondi i komunës”.

Shpërndaje në rrjete sociale