Ka vazhduar edhe sot operacioni policorë “Mjegulla” ku janë kontrolluar objekte në Gjakove, Prishtinë e Podujevë.
Gjatë kontrollit në një depo dhe objekte të tjera përcjellëse në Gjakovë janë gjetur dhe konfiskuar 6 kg e 383 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Kurse në dy lokacione të tjera në Prishtinë dhe Podujevë janë gjetur dhe konfiskuar 88 kg substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit kokainë, dy shishe qelqi me vaj kanabisi, një revole dhe 24 fishekë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.
“Kurse, sot më 06.01.2023, rreth orës 09:30, kanë vazhduar kontrollet në një depo dhe objekte tjera përcjellëse në Gjakovë. Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe rreth 6 kg e 383 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë. Kurse në dy lokacione tjera në Prishtinë e Podujevë janë gjetur e konfiskuar edhe: 88 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, dy shishe qelqi me vaj kanabisi, një revole dhe 24 fishekë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se ka arrestuar një person me iniciale B.B kurse një i dyshuar tjetër i njohur për policinë i është lënë ftesa të lajmërohet në polici.
I dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë./arbresh.info/





Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...