Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së po vazhdojnë edhe sot kërkimin për të gjetur trupin e Sali Gërqinës, i cili sipas Policisë së Kosovës ka kërcyer në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshejt dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.
Ekipi i Arbresh.info po qëndron sot tek Ura e Fshenjtë, aty ku besohet se ka rënë Gërqina.
Ismail Gashi, përfaqësues i ekipës së zhytësve tha se kërkimet i kanë filluar edhe sot në orën 7:00 të mëngjesit dhe se do të vazhdojnë deri në orën 19:00.
“Kërkimin do të vazhdojmë deri në ora 19:00 në mbrëmje, kemi filluar në 07:00 të mëngjesit. Shpresat janë të mëdha dhe gjasat janë të mëdha që të gjendet, shikueshmëria nën ujë është zero dhe është shumë thellësi. Bashkëpunimi me familjen është në nivelin e duhur, bashkëpunimi me Policinë është po ashtu i duhur”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, në ekipën e kërkim-shpëtimit janë të angazhur 16 persona për gjetjen e Gërqinës.
Ndërkaq, Florim Gashi, mik i Sali Gërqinës ka rrëfyer momentin kur ka kuptuar se është zhdukur ai.
“Në mëngjes kam folur me të. Kemi pasur të regjistrohemi në klubin e kërcyesve dhe pata vendos me shku në Prishtinë me i rregullu dokumentet dhe të vijmë këtu. Puna e tij erdha se pat vetëm të nënshkruaj dhe të marrë certifikatën e klubit të ri që e qelëm. Po thuhet se ka rrëshqitur. Ende askush nuk e ka parë”, ka rrëfyer ai.
Sali Gërqina është i martuar dhe ka tre fëmijë, dy djemë e një vajzë./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1463945453670542/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...