Në Dhomat e Specializuara të Kosovës po vazhdon dëshminë dëshmitari i tetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në rastin ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa – Cali.
Në seancën e ditë së martë, po vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarit të tetë, transmeton arbresh.info
Gjykatësja Mapi-Feld Folia me të filluar seanca ka lëshuar dy urdhra me gojë, dhe pastaj i’a dha fjalën avokatit të të akuzuarit për të filluar me marrjen në pyetje të dëshmitarit.
Avokati sapo mori fjalën, kërkoi nga gjykatësja që të kalohet në seancë private.
Aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...