Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në Hagë, sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 54-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me kodin W04739. Seanca e djeshme është mbajtur në sesion privat. Sipas kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kjo gjë po bëhet për mbrojtjen e dëshmitarit, i cili është me masa mbrojtëse.
Të enjten pritet të vazhdohet sërish me dëgjimin e dëshmitarit të mëhershëm, 04739.
Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen tri seanca, sot ajo pritet të fillojë në ora 09:00raporton RTKlive.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të vitit të kaluar, kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.
Ndryshe, trupi Gjykues i përcaktoi rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, e planifikuar të mbahet nga 15 deri më 18 prill 2024.
Rendi i ditës, që mund të ketë ndryshime gjatë seancës në bazë të vendimeve të Trupit Gjykues, përcakton se deklarata përmbyllëse e ZPS-së do të mbahet më 15 dhe 16 prill, e vijuar nga Mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja./rtk/
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...