Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë edhe sot të kërkojnë Sali Gërqinën i cili besohet se ka rënë para tri ditësh nga Ura e Fshejt dhe nuk dihet ende për fatin e tij.
Albion Çollaku, përfaqësues i zhytësve të FSK-së ka thënë për ekipin e Arbresh.info i cili po qëndron edhe sot atje, se sot kanë filluar kërkimin në ora 9:00 dhe do të vazhdojnë deri në ora 19:00.
Sipas tij, edhe sot terreni është shumë i vështirë dhe dukshmëria është shumë e ulët.
Ai ka bërë të ditur se tashmë kanë në dispozicion edhe një aparat për skanim, donacion amerikan, i cili do të mund të lehtësonte punën e tyre për ta gjetur më lehtë trupin e Gërqinës./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1465217683543319/
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...