Për të pestën ditë me radhë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe atë të Apelit, po vazhdon greva e punëtorëve të administratës, pasi këshilli grevist nuk ka arritur asnjë marrëveshje për ndërprerjen e grevës.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Naim Rrustemi, kryetar i Sindikatës së kësaj gjykate.
Nga këshilli grevist deklaruan se pas takimit të mbajtur me Albulena Haxhiun, ministre e Drejtësisë, Albert Zogajn, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Enver Pecin, kryetar i Gjykatës Supreme, Afrim Shalën, u.d i kryetarit të Gjykatës së Apelit, Albina Shabani-Ramën, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Jetish Malokun, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), nuk kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e grevës, kështu që greva vazhdon edhe sot.
Ndryshe, më 1 mars fillimisht ka nisur grevën stafi administrativ i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku në konferencën për medie të mbajtur po atë ditë nga Naim Rrustemi, kryetar i Shoqatës Sindikale të gjykatës në fjalë, u tha se greva nuk ka të bëjë me çështje politike, se po ndodhë pa vullnetin e tyre dhe se do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Kërkesat tona janë: Aprovimi i Ligjit për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive duke u bazuar në Projektligjin për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik; Përafrimi i pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve; Pagesa lineare nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga; Pagesa e shujtës ditore prej 3 euro dhe pagesa e udhëtimit prej 3 euro”, ka thënë Rrustemi.
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...
AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...