Ka vazhduar sot me dëshminë e dëshmitares së djeshme, seanca e Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dje filloi marrja në pyetje e saj nga Prokuroria, ndërsa sot asaj pyetje do t’i shtrojë ekipi i mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi.
Nga e tërë marrja në pyetje e kësaj dëshmitare të parë, asnjë dëshmi nuk do të dëgjohet gjatë katër seancave të ardhshme nga publiku Asnjë pyetje ndaj gruas së panjohur dhe asnjë përgjigje e saj.
Kjo është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Speciale pasi ajo kërkoi të përfshijë materiale të reja në këtë seancë, në lidhje me dëshminë e dëshmitares së mbrojtur.
Seanca ka filluar në orën 09:00, por ajo transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun.
Ndërkaq seanca do të vazhdojë edhe nesër në të njëjtin orar./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...