Në kuadër të vizitës disaditëshe të përfaqësuesve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit në Turqi, të udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Ardian Hajdaraj dhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, kanë vazhduar takimet e shumta, me ç’rast sot vizituan Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Turqisë, ku u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës, z. Yılmaz Çınar.
Ata u njoftuan gjatë vizitës nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatën Kushtetuese turke, z. Çınar, për aktivitetet që zhvillohen në kuadër të procesit intensiv të punës, si dhe falënderoi delegacionin kosovar për vizitën në këtë institucion të lartë turk të drejtësisë.
Kryesuesi Hajdaraj, gjithashtu, falënderoi Sekretarin Çınar për krijimin e mundësisë për të thelluar njohuritë e tyre për praktikat dhe standardet profesionale të institucioneve turke të drejtësisë, siç është edhe kjo e sotmja në Gjykatën Kushtetuese të Turqisë.
Ndërkaq, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z.Kelmendi, theksoi se sot kishin kënaqësinë e veçantë që u njohën për së afërmi me angazhimet konkrete profesionale dhe administrative të kësaj gjykate të lartë turke, ku u informuan për përgjegjësitë dhe funksionalitetin kushtetues në Republikën e Turqisë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet vete për të përforcuar rolin dhe zbatimin e misionit universal të sundimit të ligjit në të dyja vendet.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim